Lajmet e fundit

Mëngjesin e sotëm është gjetur një makinë e djegur në Tiranë. Mësohet se mjeti tip “Dodge” me targë “AA 381 GG” është në pronësi të shtetasit, Halil Teqa.
Sipas burimeve policore, ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje. Të njëjtat burime shtojnë se, “nga hetimet e para dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht”.
Ndërkohë, policia ka nisur punën për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.