Lajmet e fundit

Autoritetet meksikane kanë gjetur 32 trupa dhe nëntë koka të fshehura në një varrezë masive në rajonin jugor, që është terren i karteleve të drogës.
Hetuesit kanë zhvarrosur 31 burra dhe një grua të varrosur në një kodër në Zitlala. Kërkimet po vazhdojnë edhe për varreza të tjera masive në këtë regjion, transmeton Klan Kosova.
“Zbulimet janë të tmerrshme”, ka thënë një zëdhënës i sigurisë.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.