Lajmet e fundit

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur mesditen e sotme në një zonë malore në fshatin Hajvali.
Lidhur me këtë, policia ka pranuar informatën rreth orës 15.30, dhe pasi njësitet kanë dalur në vendin e ngjarjes, zona është siguruar, ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
''Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat po ashtu ndodhen në vendngjarje'', tha ajo mes tjerash.