Lajmet e fundit

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të martën në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
"Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente", thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klan Kosova.