Sot rreth orës 9:30, është gjetur një grua pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për informim, Flora Ahmeti
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë”.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”.
“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.