Lajmet e fundit

Në raportin 24 orësh nga policia e Kosovës njoftohet se një mjet i pashpërthyer është gjetur në Kllokot.
“Ankuesi mashkull K/Serb gjersa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer ( granat dore). Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes gjersa njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa incidente,” thuhet në raport, njofton Klan Kosova.