Lajmet e fundit

Prej vitesh shumë hipoteza janë dhënë në drejtim të njerëzve që vuajnë nga depresioni. Tashmë ekspertët e mjekësisë kanë dhënë një lajm mjaft të mirë, pasi thonë se kanë gjetur kurën për depresionin maniak.
Pas një sërë analizash të kryera në këtë drejtim, ata kanë thënë se depresioni mund të kurohet me etaminë, shkruan albeu. Kjo e fundit përdoret si drogë por edhe si qetësues për kuajt. Shkencëtarët e Merilendit në SHBA thonë se disa doza të vogla, mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga sëmundjet mendore.
Dr.Carlos Zarate thotë se rezultati i ketaminës është një efekt i shpejtë anti-depresiv. Ketamina është një anestezik i fuqishëm dhe përdoret nëpër operacione.