Lajmet e fundit

Një peshkatar nga Fieri është gjetur i mbytur ditën e sotme në bregdetin e Semanit. Familjarët e tij thonë se ai kishte dalë në mëngjes për zënë peshk me rrjetë, por nuk është kthyer në orarin e zakonshëm.
Pas kësaj, ata kanë nisur ta kërkojnë, por e kanë gjetur të mbytur. Trupi i pajetë i peshkatarit nga fshati Afrim i Ri, është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore për të parë nëse ka shenja dhune, shkruan Mapo.al, transmeton Klan Kosova.
Do të jetë ekspertiza dhe përfundimi i hetimeve, ato çka do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.