Trupi i pajetë i një personi në autostradës Milot-Thumanë është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët e kanë njoftuar policinë.
Policia ka bërë të ditur se nga veprimet paraprake dyshohet se ky person ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.
“Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar".
"Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./TCh
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.