Lajmet e fundit

Është gjetur i vdekur një fëmijë i posalindur, në qytezën e Shtimes në parkingun e supermarketit “EliAb”.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin, dhe për detaje të tjera do të njoftojmë gjatë ditës”, tha Gashi.