Është gjetur gruaja e cila u raportua e zhdukur në Mitrovicë të Jugut.
Sipas policisë, ajo është raportuar e zhdukur më 25 mars, ndërsa u gjet dy ditë më vonë, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se më datë 25.03.2026 rreth orës 17:00 nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare, e cila me datën 27.03.2026 është gjetur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.