Të mërkurën në ora 09:45, një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Gjilan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, njofton Klan Kosova.
"Gjilan 18.11.2020-09:45. Ankuesi m/k ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën f/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.