Ekaterina Karaglanova, e famshmja e Instagramit, e njohur për postimet e saj në modë dhe udhëtimi, ka vdekur në moshën 24 vjeçare.
Ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj të premten në Moskë, transmeton Klan Kosova.
Familja e saj e thirrën pronarin për të kërkuar hyrjen në banesë pasi ata nuk kishin dëgjuar prej saj që disa ditë. Trupi u gjet në një valixhe në korridorin e apartamentit të saj. Ajo kishte dy plagë me thikë në qafë.
Raportohet se i dashuri i saj kishte disa ditë më parë që kishte hyrë në banesë pasi e kapën kamerat e sigurisë.
Më tej thuhet se personi i njëjtë u largua nga apartamenti me një valixhe dhe me doreza.
Ajo kishte më shumë se 90 mijë ndjekës në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B0Nky38CpNL/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.