Aktorja e njohur japoneze Yuko Takeuchi, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Tokio.
Trupi i pajetë i aktores 40 vjeçares u gjet nga bashkëshorti i saj, aktori Taiki Nakabayashi në shtëpinë e tyre në Shibuya Ward, transmeton Klan Kosova
Policia ka nisur hetimet pasi po dyshohet se aktorja ka kryer vetëvrasje.
Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, pasi ishte shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.
Ajo luajti rolin e Sherlock Holmes në serialin Miss Sherlock të HBO 2018, i cili u transmetua në disa vende përfshirë SHBA.
Gjithashtu fitoi çmimin për aktoren më të mirë në një kategori të roleve kryesore tre vjet me radhë, midis 2004 dhe 2007, në Çmimet e Akademisë Japoneze.
Edhe pse ende nuk dihet nëse aktorja Yuko Takeuchi ka bërë vetëvrasje, Japonia është vendi me numrin më të madh të personave që kryejnë vetëvrasje sipas OBSH-së.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.