Lajmet e fundit

Një femër e mitur nga komuniteti egjiptian e cila dyshohej që ishte e humbur, në fshatin Llozhan në Pejë, është paraqitur në stacionin policor ditën e mërkurë, njofton Klan Kosova.
Ajo së bashku me të dyshuarin mashkull, i komunitetit ashkali, kanë njoftuar që këta dy ishin duke bashkëjetuar me vetdëshirë.
Pasi që viktima ishte e moshës së mitur e njëjta është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.