Lajmet e fundit

Është gjetur nga policia automjeti që u përdor në masakrën e Elbasanit ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, ngjarje e ndoshur një muaj më parë. Pas disa versioneve të përfolura për modelin e makinës, automjeti është një “Benz C-Class” me targa të huaja.
Nuk jepen detaje për vendin ku është gjetur dhe se në pronësi të cilit shtetas figuron.
Kamerat e jashtme nuk kanë kapur elemente identifikuese të qarta të autorëve të masakrës për shkak të errësirës, kurse pajisja që mban filmimet e kamerës së brendshme të lokalit u shkatërrua për shkak të breshërisë.
Personat e plagosur nuk kanë dhënë asnjë informacion për sa i përket identikitit të autorëve. Ata thonë se u shtrinë përtokë për të shpëtuar pasi u kapën në befasi. Po kështu, edhe armët e krimit që autorët kishin hedhur para lokalit ku bënë masakrën, nuk kanë shenja gishtash./shekulli