Lajmet e fundit

Ushtria egjiptiane ka thënë se mbetjet e aeroplanit të Egypt Air janë gjetur në Mesdhe, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Fluturimi MS 804 me 66 pasagjerë në bord përfshirë ekupiazhin ishte rrugës nga Parisi për në Kajro kur u zhduk gjatë ditës së enjte.
Një zëdhënës i ushtrisë egjiptiane tha se rrënojat dhe gjësendet e pasagjerëve janë gjetur 290 kilometra afër brigjeve të Aleksandrisë në Egjipt.