Lajmet e fundit

Një trup i pa jetë është gjetur para pak çastesh në lumin Ibër afër fshatit Soqanicë në veri të vendit.
Besim Hoti, zëvendës-komandant në stacionin policor të veriut, ka thënë për Klan Kosovën se njësitet e shpëtimit kanë nxjerrë nga lumi një kufomë e cila duket se ka qëndruar një kohë të gjatë në ujë.
Ai ka bërë ditur se trupi i gjetur në Ibër është dërguar për obduksion.
Hoti tha se nuk bëhet fjalë për Sead Alushin, i cili dyshohet se ka humbur në këtë lum javë më parë.