Lajmet e fundit

Doli pothuajse çdo ditë që ta pastronte oborrin e tij nga bora.
Por përveç borës, pranë shtëpisë së tij, Mufail Hamiti të hënën gjeti edhe diçka tjetër.
Banori i Drobeshit të Vitisë, hasi në një granatë dore.
Babai i 4 fëmijëve thotë se nuk e di arsyen pse ky mjet shpërthyes u gjet në oborrin e tij , pasi ka disa vjet që është pronar i kësaj toke.
Ky dyshon se këtu mund të gjenden edhe mjete tjera shpërthyese.
Kurse zëdhënësi i policisë në stacionin e Gjilanit, Ismet Hashani, e konfirmoi rastin duke thënë se policia në bashkëpunim me FSK-në e kanë tërhequr një granatë M35 të pashpërthyer.
Sipas tij, rasti është mbyllur me procedurë të veçantë nga ana e prokurorisë.
Kronikë nga Merita Neziri.