Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
"Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë e lartë mbi vlerat e normales ( diku 1035milibarë), gjë që do të krijohen kushte që java e parë e nëntorit të jetë me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë. "
"Në orët e hershme të ditës do të ketë kushte për mjegull e cila , vende-vende do të mbetet për interval më të gjata kohore." bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.