Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij vikendi parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
"Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje gjatë ditës së diele ku dhe parashihet që në pjesen e dytë të ketë zhvillim vranësirash dhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s." bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.