Lajmet e fundit

Gjashtë persona janë vrarë pas një sulmi me armë në departamentin e arsimit në provincën jugore, Jazan, në Arabinë Saudite.
Sulmuesi që vrau këta persona tashmë është arrestuar, transmeton Klan Kosova.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi dhe autoritetet janë shprehur se këtë sulm janë duke e trajtuar si një akt kriminal.
I dyshuari nuk është identifikuar mirëpo agjencia e lajmeve, AFP, ka cituar se televizioni shtetor ka raportuar se ai ka qenë një i papunësuar mirëpo kishte punë që nuk dihet se çfarë në ministri.
Kurse disa burime të tjera raportojnë se ai ishte mësues.