Lajmet e fundit

Disa vetëvrasës me bombë, pasi që kanë sulmuar funeralin e njërit prej viktimave të protestave të së premtes në Kabul, kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona.
Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pas shpërthimeve.
Dhuna e shpeshtuar së fundmi në Kabul dhe nervozizmi i qytetarëve ndaj qeverisë, ka bërë që qyteti të jetë i bllokuar.
Zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestave, duke thënë që mund të sulmohen nga militantët.
Pika kontrolli janë vendosur në qendër të Kabul-it si dhe makina të blinduara janë duke patrulluar qytetin.

