Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Leposaviqit, në fshatin Kamen.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Petrit Fejza,shef i operativës rajonale nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
"Rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident mes dy veturave, njëra prej tyre ishte me targa të Serbisë e tjetra me targa të Maqedonisë së Veriut", ka thënë Fejza.
Të njëjtit persona janë dërguar për tretman mjekësor, dhe njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.