Lajmet e fundit

Gjashtë punonjës të tjerë të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).
Numri total i punëtorëve të UNRWA të vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit ka shkuar në 35, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
“Ne vuajmë humbjen e tyre dhe qëndrojmë me kolegët që bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar ata në nevojë”, shkroi në Twitter të hënën mbrëma Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres./Klankosova.tv.