Lajmet e fundit

Benefitet e të pasurit dhëmbë të bardhë dhe të bukur janë të shumta. Duke filluar nga rritja e vetëbesimit tuaj e deri tek një dukje më pozitive. Ekzistojnë shumë produkte kozmetike dhe procedura të ndryshme të cilat ndihmojnë me zbardhjen e dhëmbëve, megjithatë ketë gjë mund ta bëni edhe në shtëpitë tuaja.
Me poshtë mund ti gjeni gjashtë metoda të ndryshme të cilat ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve.
1.Luleshtrydhe të shtypura
Kjo është një nga metodat më së shumti e promovuar nga aktorja e famshme Catherine Zeta Jones. Merrni 3 – 4 luleshtrydhe te cilat shtypen, dhe masën e krijuar vendoseni tek dhëmbët për rreth 3 minuta. Acidi që përmbajnë luleshtrydhet largon njollat dhe ushqimin e mbetur.