Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident në "Rrugën Kombit", pranë fshatit Blinisht.
Aktualisht raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, ka ndikuar në aksident.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërkaq qarkullimi i mjeteve është bllokuar.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.