Lajmet e fundit

Në Gjakovë qentë endacakë tash e tutje do të kenë kodin e letërnjoftimit të këtij qyteti, e që është numri 02.
Në lidhje më këtë, drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati, tha se edhe kafshët i kanë bërë me identitet gjakovar, për t’i ikur keqmenaxhimit të qenve endacakë, transmeton Klan Kosova.
Krejt kjo punë po bëhet në kuadër të një aksioni që e ka nisur të premten Komuna e Gjakovës.
Për kastrimin e qenve, Komuna e Gjakovës ka paguar nga 74 euro.
Kronikë nga Rozafa Selmanaj.