Lajmet e fundit

Në Gjakovë sot organizohet tryeza “Dy dekada ankth e pritje - zbardhja e fatit të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi” të organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, me rastin e shënimit të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, transmeton Klan Kosova.
Në këtë tryezë pritet të marrin pjesë zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues nga institucionet qendrore dhe ndërkombëtare.
Tryeza mbahet me fillim në ora 11:00 në sallën e konferencave tek Hotel “Çarshia e Jupave” në Gjakovë.