Lajmet e fundit

Silvana Domi, drejtoresha për Zhvillimin Ekonomik në komunën e Gjakovës, ka qenë e ftuara e gazetares Arjeta Dragaj në lidhjen direkte të Orës së Fundit, në Klan Kosova.
Domi ka treguar se Fondi Zhvillimor në kuadër të bashkëpunimit të dy qeverive, të bashkëpunimit ndërkufitar ka zhvilluar strategjinë për zonën e përbashkët, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kjo zonë përfshin zonën e Hasit dhe Tropojës së Shqipërisë, ndërsa në Kosovë Deçanin, Gjakovën dhe Junikun”.
Domi ka treguar se kjo zonë përafërsisht përfshinë 2540 km2.
“Me hartimin e kësaj strategjie fondi zhvillimor e ka konkretizuar punën e vet në hartimin e projekteve konkrete”.
“Kjo strategji bazohet në tri shtylla. Krijimi i mobilitetit dhe infrastrukturës, shtyllë tjetër është energjia e ripërtrishme dhe e treta zhvillimi ekonomik”.
Domi ka treguar se stafi i zyrës do të jetë i kombinuar nga të dy vendet dhe se ai ende nuk është i kompletuar.
“Zyra do të jetë e hapur dhe do t’i shërbejë dy vendeve për projekte konkrete në dy anët e kufirit”.