Lajmet e fundit

Në qytetin e Gjakovës, për të dytën herë me radhë, në “Çarshinë e Madhe”, do organizohet festivali i “Sofrës”.
Festivali do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Gjakovës si dhe të shoqatës “Bashkohu edhe ti”. Këtë aktivitet kulturor në Gjakovë, e ka përkrahur edhe Ministria e Diasporës.
Festivali do të zhvillohet në datat 15 dhe 16 gusht.
Muzika do të interpretohet nga grupi Arshikët me këngë popullore tradicionale, prezente do të jetë edhe këngëtarja Rona Nishliu së bashku me Orkestrën e televizionit Top Chanel, rok grupi NA, këngëtari Florent Abrashi, grupi Hadi Bajrami me këngë popullore e tradicionale si dhe rock grupi Jericho.