Lajmet e fundit

Komuna e Gjakovës me mbështetje të sektorëve të ndryshëm për zhvillim të qëndrueshëm do të organizojë për herë të parë konferencën e investitorëve që do të mbahet nga sot në Shkollën e Muzikes "Prenk Jakova"
Objektivat e konferencës janë: Krijimi i një platforme prezantuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të bërë biznes,.
Qëllim i kësaj konference është edhe prezantimi i projekteve dhe materialeve promovuese për zonat me potencial investimi dhe shkëmbimi ideve ndërmjet bizneseve, investitorëve, komunës dhe qytetarve.