Lajmet e fundit

Sot në ambientet e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, është organizuar një manifestim nderimi për 80 maturantët e kësaj shkolle.
Në këtë ceremoni morri pjesë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, drejtoresha e Arsimit Diana Qarkaxhija, si dhe arsimtar e familjarë të nxënësve maturantë të kësaj gjenerate 2014-2015.
E para e Gjakovës Kusari-Lia, ka thënë se maturantët e kësaj gjenerate të cilët arritën këtë sukses kaq të lartë mësimorë, janë shpresë e një të ardhme të favorshme për këtë qytet e cila sipas saj përherë ka nxjerrë kuadro të larmishme që kanë ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe më gjerë.
Në fund të këtij manifestimi, janë shpërndarë edhe mirënjohjet për 80 maturantët e kësaj shkolle, transmeton Klan Kosova.