Lajmet e fundit

Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot në Gjakovë janë organizuar një sërë aktivitetesh të karaktereve të ndryshme, në të cilat pjesëmarrës kanë qenë nxënës të shkollave të komunës së Gjakovës.
Me këtë rast, sot është mbajtur mbledhja e dytë e Asamblesë së të Rinjve, në të cilën pas dhënies së betimit të anëtarëve, është bërë edhe zgjedhja e kryetares së komunës së Gjakovës për fëmijë, post i cili i takoi vogëlushes Diellza Thaçi, transmeton Klan Kosova.
Kryetarja e re e komunës është zhvendosur në zyrën e kryetares Mimoza Kusari – Lila, ku ka qëndruar për disa minuta, duke e zëvendësuar kështu kryetaren e re.