Lajmet e fundit

Edhe pse flet rrjedhshëm shqipen, kjo shtëpiake e kishës ortodokse në Gjakovë nuk parapëlqen të komunikojë me mediet kosovar në këtë gjuhë.
Por thotë se janë duke u përgatitur për bashkëkombësit e saj të cilët do t'i kenë mysafir të mërkurën.
Rreth 65 pelegrinë serb do të vizitojnë këtë kishë në prag të festës së krishtlindjeve ortodokse,njofton Klan Kosova.
Qeveria lokale e Gjakovës pret pjekuri nga qytetarët.
Përvojat e viteve të kaluara kanë bërë që edhe institucionet e sigurisë të rrisin vigjilencën.
Në polici thonë se zyrtarisht nuk kanë pranuar asnjë njoftim për protestë, por nuk e mohojnë nje gjë të tillë.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.