Atletico Madrid vazhdon kërkimin për një anësor ofensiv dhe emri më i fundit në listë është ai i Yunus Akgin.
25-vjeçari i Galatasarayt ka shkëlqyer si në klub ashtu edhe me kombëtaren e Turqisë, duke tërhequr vëmendjen e skautëve të madrilenëve.
Sipas mediave turke, përfaqësues të Atleticos ndoqën nga afër paraqitjen e tij në miqësoren Turqi–Spanjë në Konya, ndërsa lojtari pritet të monitorohet edhe në ndeshjet e Champions League.
Akgun ka kontratë deri në vitin 2028 dhe Galatasaray nuk do të jetë e gatshme ta lërë të largohet në janar, përveçse në rast të një oferte të majme.
Profili i tij i përshtatet skemës së Diego Simeones: lojtar i shpejtë, driblues dhe i fortë në presing, një armë që do t’i shtonte alternativat në krahun e djathtë të sulmit.
Vlera e tij në treg është rreth 14 milionë euro, por mund të rritet nëse vazhdon me këto paraqitje.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.