Lajmet e fundit

Në Gjilan sot janë ndarë certifikata për mësimdhënësit e klasave 1-5, me fokus kryesisht në lëndën e matematikës dhe lëndëve të fushës së shkencave natyrore.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka thënë se puna dhe përkushtimi për arsimin gjilanas janë të pandërprera, me angazhimin për rritje të cilësisë, ndërsa trajnimi dhe fokusi për lëndët e shkencave natyrore, janë përherë nevojë e perfeksionimit.
Ndërsa nga ana e saj përfaqësuesja e GIZ-it, Dagmar Fuchs, ka thënë se angazhimi dhe puna me arsimin në përgjithësi në Gjilan, është në nivelin e tillë që shënon vetëm rezultate të prekshme dhe gjithnjë impresionuese, transmeton Klan Kosova.
Të gjitha shkollat kishin mësimdhënësit e tyre në këtë trajnim, me qëllim të ndryshimit të gjendjes dhe cilësisë në arsim si dhe angazhim konkret në përmirësim të rezultateve për nxënësit e shkollave të kësaj komune .