Lajmet e fundit

Sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në ora 20:00 do të jepet repriza e shfaqjes “Gishti”, nga Dorontina Basha dhe me regji të Erson Zymberi.
Në këtë shfaqje dy gra të lidhura në nyje, shpresojnë, besojnë, vuajnë e ëndërrojnë.
Ato për dhjetë vjet janë në luftë për të vërteten e dhimbjen.
Rolet e këtyre dy grave luhen nga Irena Cahani dhe Teuta Krasniqi.