Lajmet e fundit

Aktorja tekanjoze, Lindsay Lohan ka kaluar pothuajse gjithë verën duke vizituar vende të ndryshme nëpër Europë.
Duket se pushimet e saj kanë mbaruar kur ajo u kthye në Londër dhe për më tepër u pa me veshje nga gardëroba e sezonës së vjeshtës.
29 vjeçarja u pa derisa po dilte për darkë dhe kishte zgjedhur të vishte një fustan të bardhë duke e kombinuar me një pallto të gjelbër dhe me çizme të gjata.
Këmisha e saj kishte disa pulla të hapura duke treguar edhe lëkurën e nxirë të saj.
Ajo u pa shumë e buzëqeshur para mediave ndërsa krejt pamjen e saj shkëlqyese e “dëmtonte” pamja e gishtërinjve me nikotinë, transmeton Klan Koosva.
Ishte e pamundur nga paparacët që të mos vërehshin shenjat në gishtërinjtë e saj ndonëse Lohan disa herë kishte ndjekur metoda dhe alternativa mjekësore të ndryshme për të lënë cigaren.