Girona ka fituar sërish me përmbysje të rezultatit, këtë herë ndaj Osasunas, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.
Të parët në epërsi mysafirët me anë të Martin, në minutën e 16'. Golin për Osasunan e barazoi Budimiri, në minutën e 25'.
Me këtë rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Budimir e dyfishoi epërsinë e vendasve. Në lojë u kthye Girona me anë të Dovbyk, i cili e barazoi rezultatin në 2-2.
Për golin e tretë dhe për epërsinë e mysafirëve për herë të dytë në ndeshje e realizoi Tsygankov, në minutën 80'.
Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Garcia, në minutën e 90', për rezultatin 2-4.
Girona pas fitores mbetet në vendin e parë me 31 pikë, pas 12 ndeshjeve. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.