Lajmet e fundit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji.
Trajneri francez, për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast, dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.
Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.