Lajmet e fundit

Modelja që zakonisht është gazmore, është shndërruar në serioze, kur një fans e ka nervozuar në Twitter.
20 vjeçarja pasi e kishte shpërndarë në internet fotografinë e saj me të dashurin Zayn Malik, një komentues shkroi” praktikoje ecjen në pasarelë në vend që t’i ndërrosh të dashurit çdo dy javë”, transmeton Klan Kosova.
Përkundër se ka mbi një milion ndjekës, bukuroshja bionde e vuri re komentin dhe iu përgjigj: “Unë kam dalë me tre djem në tre vjet, i dashur. Ecja ime mund të përmirësohet gjithmonë; Shpresoj që edhe hidhërimi pa lidhje në zemrën tënde”.