Lajmet e fundit

Revista Vogue është akuzuar që në mënyrë digjitale ka ndryshuar kopertinën ku paraqiten Gigi Hadid, Kendall Jenner e Ashley Graham.
Numri i marsit i kësaj reviste ka për qëllim që të promovojë “të gjitha tipet” e bukurisë, por përdoruesit e rrjeteve sociale janë shprehur që dora e modeles Gigi duket shumë e gjatë, transmeton Klan Kosova.
Disa të tjerë janë shprehur që revista ka tentuar ta bëjë Ashley të duket më thatanike, pasi ajo ka më shumë kilogramë se sa modelet.

