Lajmet e fundit

Gigi Hadid ka zbuluar një pjesë interesante të jetës së saj, në lidhje me të dashurin Joe Jonas, me të cilin ishte takuar shtatë vite më parë.
“Ne u takuam në Grammys, kur isha 13 vjeçare”, tha Hadid. “Ai më ftoi për një lojë bejsboll, por unë i thashë jo”.
Ajo kishte një arsye. “Unë isha aq nervoze, me të tjera fjalë unë nuk e dija se si ishte të dilja me një mashkull”, tha modelja 20 vjeçare për të dashurin 26 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
“Gjithashtu, Grammys ishte në natën e diel, dhe unë nuk munda t’i thoja se duhet të shkoja në shkollë të nesërmen, prandaj përgjigjja ime ishte “Jo, ndoshta herën tjetër”.
Jonas, i cili ishte në Grammys Award me vëllëzërit e tij, i dha nënës së Hadid, Yolanda Foster, numrin e telefonit.
“Ai e kishte shkruar në një letër dhe ia kishte dhënë nënës sime”.
“Dhe pastaj ne kemi qenë miq, me përjashtim, tani jemi më shumë se miq”, tha Gigi.
Hadid është lidhur me Jonas në muajin maj, vetëm pak ditë pas ndarjes nga i dashuri i saj prej kohësh Cody Simpson.