Lajmet e fundit

Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk janë ndarë, këtë e ka konfirmuar një burim ekskluzivisht për JustJared.com, transmeton Klan Kosova.
Gjatë kësaj jave është raportuar se çifti janë ndarë pas afër shtatë muaj lidhje. Madje kishte spekulime se Gigi nuk e kishte ftuar Zayn në familjen e saj, por burimet e afërta me të dy thonë se kjo nuk është e vërtetë.
“Gigi dhe Zayn janë ende së bashku”, tha një burim.
“Raportimet për ndarje janë komplet gënjeshtra. Ata e kanë takuar familjen e njëri-tjetrit”.