Lajmet e fundit
Legjenda e Djajve të Kuq pritet të largohet nga Old Trafford pas 29 vitesh të kaluara aty.

Rayan Giggs pritet të njoftojë për largimin e tij nga Manchester United, raportojnë medie të afërta me gjigantin anglez.
Giggs pritet që të kontribuojë si analist në cerekfinalen e Euro 2016 mes Polonisë dhe Portugalisë, me c’rast pritet të tregojë për të ardhmen.
Ish anësori i Djajve të Kuq do të largohet nga Old Trafford pas 29 vjetësh, me menaxherin Jose Mourinho që pritet ta zëvendësojë atë me Brian Kidd.
Legjenda e United do të largohet me gjasë për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre tjetër, pasi tanimë ka licencën UEFA Pro.