Lajmet e fundit

Aktori Mel Gibson dhe nëna e vajzës se tij Oksana Grigorieva, sot pritet të dalin para gjykatës për shkak të vajzës së tyre pesë vjeçare Lucia.
Sipas TMZ, Mel duhet të shkojë në Australi për të xhiruar film dhe dëshiron që ta merr me vete edhe vajzën e tij. Me këtë gjë nuk po pajtohet Oksana dhe prandaj i duhet gjykatësit të vendosë, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se aktori është jashtëzakonisht i përfshirë në jetën e Lucia-s. Në fakt, gjykatësi në vazhdimësi i ka rritur atij kudestarinë ndaj saj ndër vite, deri në pikën ku ai tash posedon kujdestari psiqike të vajzës së tij deri në diçka më shumë se 50 përqind të kohës.