Lajmet e fundit

Avokatët e Ghislaine Maxwell kanë publikuar fotografi të saj ku ajo shihet me sy të mavijosur.
Maxwell u ka thënë avokatëve të vet që çivitin në syrin e majtë mund ta ketë marrë teksa mbrohej nga drita, pasi thotë që rojet vijnë ta kontrollojnë çdo 15 minuta.
Ajo akuzohet se e kishte ndihmuar pedofilin e dënuar, Jeffrey Epstein, që të rekrutojë vajza minorene duke abuzuar më pas seksualisht me to.
Mirëpo, 59 vjeçarja i ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Sa iu përket kushteve në burg, avokatët e saj janë ankuar dhe kanë aplikuar disa herë për dorëzani por kanë marrë përgjigje negative.