Lajmet e fundit

U përfol e u përfol për një lidhje mes reperit kosovar Gehtto Geasy dhe bukuroshes tiranase, Marina Vjollcës.
Thashethemet as nuk u mohuan e as nuk u pranuan nga çifti që vije nga dy kryeqytetet shqiptare.
Në Summer Fest në qytetin e Sarandës, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, ishin fotografuar duke biseduar bashkë.
Ndërsa, afërsinë reperi nuk e ka mbajtur të fshehur me motrën e të dashurës së tij të supozuar, me prezantuesen e televizionit Top Channel, Luana Vjollcën, transmeton Klan Kosova.
Fotografinë e tyre së bashku, e ka publikuar në instagramin e saj, vetë Luana.
Reperi kosovar, para 3 ditësh ka lansuar këngën më të ren, në bashkëpunim me reperin tjetër kosovar, pjesëtar i grupit TDS, Majkun.
Kënga ka korrur mjaft sukses, duke arritur që për 3 ditë të mbledhë 914,419, e të dëgjohet shumë nga shqiptarët.
Tekstin e kanë shkruar vetë Ghetto e Majk, ndërsa video klipin e ka punuar kompania prishtinase Entermedia.