Lajmet e fundit

Viti i ri – njëra ndër festat më të mëdha të vitit.
Bota e të famshmëve padyshim se janë të parët që këtë natë duan ta kalojnë siç është më së miri, transmeton Klan Kosova.
Këtu janë disa nga yjet – Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve...
Taylor Swift
Këngëtarja kishte një natë më ndryshe. Ajo ishte në las Vegas për të shoqëruar të dashurin e saj Calvin Harris në një koncert të tij.
Perrie Edwards
Vitin e kaluar e kaloi me Zayn Malik, por ky vit e gjeti atë të vetme. Ajo postoi një fotografi me të cilën ju uroi të gjithë fansave e saj Vitin e Ri.
Coleen dhe Wayne Rooney
Ishte një festim i dyfishtë për çiftin – ata ishin mysafir në një dasëm të një mikut të tyre, por u kthyen në shtëpi para orës 12 për shkak të fëmijëve.
Lily Aldridge
Engjëlli i Victoria Secret kaloi natën me bashkëshortin e saj Caleb Followill.
Kourtney Kardashian
Ajo mund të ishte e lidhur me Justin Bieber, por nata e Vitit të Ri ishte e qetë për të.
36 vjeçarja këtë natë e kaloi me fëmijet e saj.
Kim Kardashian
Prindërit e Saint West kanë zgjedhur ambientet familjare duke anashkaluar klubet e natës. Në një tubim të vogël, Kim u shfaq shumë e lezetshme në krahë me motrën Kourtney dhe me Kanye.
John Legend dhe Chrissy Teigen
Ata do të bëhen prindër këtë vit. Çifti kaluan natën në Marok.
Rebel Wilson
Rebel ishte e në rrethin e miqve të saj në Sydney.